Reagimi i Khatibzadeh për vrasjen e dëshmorit Sejed Khodaei
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke uruar dhe ngushëlluar martirizimin e kolonelit Sejed Khodaei, tha: Armiqtë e betuar të sistemit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit treguan edhe një herë natyrën e tyre të ligë me vrasjen dhe martirizimin e njërit prej ushtarëve të vendit.
Sipas IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh dënoi operacionin terrorist dhe uroi familjen e dëshmorit dhe shokët e tij në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike për martirizimin e kolonel Sejed Khodaei. Khatibzadeh shtoi: Ky krim çnjerëzor është kryer nga elementë terroristë të lidhur me arrogancën globale, që për fat të keq shoqërohet me mbështetjen dhe heshtjen e vendeve që pretendojnë se luftojnë terrorizmin. Duke theksuar se Republika Islamike e Iranit ka qenë një nga viktimat e krimeve terroriste për më shumë se katër dekada, ai shtoi: Terroristët e nëncmuar po përpiqen të pengojnë kombin e madh të Iranit që të ecë drejt realizimit të idealeve të tij të larta dhe të prishë rrugën e popullit të nderuar , duke mos ditur se gjaku i dëshmorëve garanton mbijetesën dhe përsosmërinë e këtij kombi dhe vendi. Zyra për Marrëdhëniet e Përgjithshme me Publikun të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të dielën përmes një komunikate njoftoi për vdekjen e martirit mbrojtës i lavdishëm të faltores së shenjtë d.m.th. kolonelit “Sejed Khodaei” në një akt terrorist të kryer nga elementë që janë kundër revolucionit dhe elementë të lidhur me arrogancën globale.