Irani kërkon mbrojtjen e jetëve të civilëve në zonat e konfliktit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127716-irani_kërkon_mbrojtjen_e_jetëve_të_civilëve_në_zonat_e_konfliktit
Ambasadori i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara kërkoi mbrojtjen e jetëve të civilëve në zonat e goditura nga konflikti në mbarë botën, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2022 03:03 Europe/Tirane
  • Irani kërkon mbrojtjen e jetëve të civilëve në zonat e konfliktit

Ambasadori i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara kërkoi mbrojtjen e jetëve të civilëve në zonat e goditura nga konflikti në mbarë botën, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme.

"Mbrojtja e civilëve në konfliktet e armatosura është një parim themelor i së drejtës humanitare," tha të mërkurën Maxhid Takht Ravanchi gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar është dëshmitar i mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare si dhe mungesës së përgjegjësisë për shkeljet e rënda të kësaj të drejte”, shtoi ai. “Konfliktet kanë pasur efekte shkatërruese në rajonin tonë të paqëndrueshëm, Lindjen e Mesme, ku ligji ndërkombëtar humanitar po shkelet në mënyrë flagrante,” u shpreh zyrtari iranian. Takht Ravanchi përmendi situatën në Jemen, Palestinë dhe Siri si raste për vendet që po dëshmojnë numrin më të madh të shkeljeve kundër civilëve dhe infrastrukturës civile në rajonin tashmë të paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme. Jemeni, tha ai, po përjeton "pasiguri akute ushqimore" për shkak të sulmeve të shfrenuara kundër shkollave, spitaleve, infrastrukturës së telekomunikacionit, rrugëve, fabrikave, shtëpive dhe objekteve të tjera civile. Palestina është dëshmitare e përkeqësimit të situatës humanitare si rezultat i dekadave të okupimit dhe politikave të aparteidit të regjimit izraelit, shtoi ambasadori i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara. Në Siri, okupimi i vazhdueshëm, terrorizmi dhe sanksionet e njëanshme kanë zhvendosur miliona njerëz, kanë dëmtuar infrastrukturën, kanë kufizuar aksesin në burimet jetike dhe kanë ndërprerë tregtinë dhe furnizimin me ushqime dhe produkte bujqësore. Ambasadori në fund bëri thirrje fuqishëm kundër politizimit të ndihmës humanitare dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare në zonat e konfliktit anembanë globit.