Komandanti i Përgjithshëm i IRGC: Do t'u  përgjigjemi akteve terroriste izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127746-komandanti_i_përgjithshëm_i_irgc_do_t'u_përgjigjemi_akteve_terroriste_izraelite
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi se krimi i fundit terrorist i Izraelit do të marrë përgjigje dhe se armiqtë duhet të presin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Komandanti i Përgjithshëm i IRGC: Do t'u  përgjigjemi akteve terroriste izraelite

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi se krimi i fundit terrorist i Izraelit do të marrë përgjigje dhe se armiqtë duhet të presin.

"Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë dy regjime terroriste që, si në krimet e Hiroshimës dhe Nagasakit, përdorin armë të shkatërrimit në masë për të vrarë njerëz, ose përdorin atentat" tha sot (e enjte), Gjeneral Hosein Salami, komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në një ceremoni përkujtimore për nder të martirit Sajad Khodai.  Komandanti i Përgjithshëm i IRGC në një intervistë me agjencinë Iran Press shtoi: "Kur armiqtë amerikanë dhe izraelitë mposhten në terren, ata përdorin të njëjtat metoda të ndërlikuara dhe mizore dhe kryejnë atentate". Gjeneral Hosein Salami gjithashtu tha: "Vrasja e fundit që çoi në martirizimin e Sajad Khodai do të marrë përgjigjen e merituar. Armiqtë e Iranit e dinë këtë dhe kanë marrë shumë goditje më parë." Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së theksoi: "Arroganca e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nuk do të ndikojë në vendosmërinë e Iranit Islamik për të kërkuar hakmarrje ndaj këtij atentati". Dëshmori i Gardës Revolucionare, koloneli Hasan Sajad Khodai u qëllua për vdekje të dielën nga agjentë të lidhur me shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara dhe të regjimit sionist, para shtëpisë së tij në një rrugë në Teheran.