Irani: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhënë përgjigjet e pritura
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127982-irani_shtetet_e_bashkuara_të_amerikës_nuk_kanë_dhënë_përgjigjet_e_pritura
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Teherani kishte paraqitur iniciativën e vet për të këmbyer mesazhe me Uashingtonin, deklaroi se Amerika nuk kishte dhënë përgjigje që priteshin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2022 11:53 Europe/Tirane
  • Irani: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhënë përgjigjet e pritura

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Teherani kishte paraqitur iniciativën e vet për të këmbyer mesazhe me Uashingtonin, deklaroi se Amerika nuk kishte dhënë përgjigje që priteshin.

Sa'id Khatibzade, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e martë) në konferencën javore për shtyp, në lidhje me deklaratat e Robert Malit se janë të ulëta mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje në negociatat e Vjenës, deklaroi se në fushën e negociatave të Vjenës veprimi i Iranit është plotësisht i qartë dhe Republika Islamike e Iranit nuk jep reagime ndaj deklaratave të cilat bëhen vetëm për konsumim të brendshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se pezullimi i bisedimeve në Vjenë ishte bërë për shkak të mungesës së përgjigjes së Amerikës ndaj iniciativave të ofruara nga Irani dhe Evropa, dhe mbetet për t'u parë se kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta deklarojnë vendimin e tyre.

Khatibzade reagoi edhe në lidhje me raportin e djeshëm të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, dhe deklaroi: "Ky raport nuk është i drejtë dhe ekziston nxitim në të”.

Zëdhënës i trupit diplomatik të Iranit tha se ekziston frika se presioni nga sionistët dhe nga disa palë të tjera kishte bërë që raporti i ANEA-s të kalonte nga një raport teknik në një raport politik dhe Teherani shpreson se ai raport do të korrigjohej.

Khatibzade foli edhe për zhvillimet në Jemen dhe vendosjen e armëpushimit atje, duke thënë se Irani po bën përpjekje të veçanta për të parë vazhdimin e armëpushimit në Jemen dhe heqjen e bllokadës ndaj popullit jemenas.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se situata e popullit jemenas është kthyer në një tragjedi të hidhur dhe ne shpresojmë të shohim heqjen e bllokadës dhe formimin e një qeverie nga vetë grupet jemenase.

Lidhur me kthimin e refugjatëve afganë në vendin e tyre, Khatibzade tha se Irani i ka thënë Afganistanit që të përmbushë përgjegjësinë e vet për të siguruar që qytetarët afganë të jetojnë në paqe në vendin e tyre dhe se ne do të bëjmë çmos që kjo situatë të mbizotërojë.