Amir Abdulahjan: Ndërhyrja politike në çështjet teknike të ANEA-s është jokonstruktive
Duke iu referuar nevojës për t'i dhënë fund hapësirave artificiale dhe jokonstruktive në takimin para Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ministri i punëvve të jashtme të Ianit e quajti jokonstruktive ndërhyrjen politike në çështjet teknike të ANEA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre shtetet evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania, të mërkurën në një projekt-rezolutë të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke përsëritur disa pretendime të pabaza, pretenduan ekzistencën e objekteve bërthamore të padeklaruara në Iran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan në një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Singaporit Vivian Balakrishnan, deklaroi se procesi i bashkëpunimit teknik midis ANEA dhe Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit dhe konfirmimi i përsëritur i ANEA-së se programi bërthamor i Iranit është paqësor, nuk mund të të paraqitet mbrapsht në mënyrë të papritur dhe në bazë të një deklarate të nxituar politike.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit tha se gjatë vizitës së fundit të Rafael Grossit në Teheran, të dyja palët arritën një marrëveshje me një trend pozitiv, duke shtuar se Irani e konsideron ndërhyrjen politike në çështjet teknike të ANEA si krejtësisht jokonstruktive.
Duke iu referuar seriozitetit të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje të mirë, të qëndrueshme dhe të fortë, Amir Abdulahjan tha se një marrëveshje është e disponueshme nëse të gjitha palët i përmbahen diplomacisë dhe angazhimeve me realizëm dhe jo kërcënime.
Ministri i jashtëm iranian iu referua edhe emërimit dhe pranisë së ambasadorit iranian në Singapor dhe vlerësoi pozitivisht procesin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksoi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në këtë bisedë telefonike, ministri i jashtëm i Singaporit vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet në rritje mes dy vendeve dhe kalimin e Singaporit nga kriza e Koronavirusit, në gatishmërinë e vendit të tij për të zhvilluar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. .
Ministri i jashtëm i Singaporit duke ftuar ministrin e jashtëm iranian për një vizitë në Singapor, i vlerësoi të rëndësishme marrëdhëniet mes dy vendeve.