Oxhi: Sanksionet ndaj Iranit kanë goditur edhe vendet që kanë vendosur sanksione
Ministri iranian i naftës tha: "Shtetet që kanë vendosur sanksione mendojnë se po pengojnë përparimin e Iranit me mjetet terroriste të sanksioneve, por këto sanksione janë një thikë me dy tehe që i ka goditur edhe vetë ata".
Në Konferencën Ndërkombëtare të Energjisë në Baku, kryeqyteti i Republikës së Azerbajxhanit, ministri iranian i naftës Xhavad Oxhi, mes ministrave dhe përfaqësuesve të rreth 30 vendeve, duke folur për arritjet e Iranit në prodhimin e lëndëve të para të energjisë, naftës dhe gazit, deklaroi: “Pavarësisht sanksioneve shumë vjeçare dhe të paligjshje kundër popullit iranian, zhvillimi i industrisë së naftës dhe gazit në Iran nuk është ndalur as për një çast. Irani ka potencialët më të mëdha të gazit në botë dhe aktualisht me 33.8 trilionë metër kubë gaz, potencialet dhe rezervat e gazit të Iranit mund të plotësojnë një pjesë të rëndësishëm të nevojave të botës".
Ministri i naftës i Iranit deklaroi: "Irani aktualisht ka kapacitet për të prodhuar 1.4 miliard metër kub gaz në ditë, ndërsa kapaciteti i prodhimit të naftës në Iran është afër 4 milionë fuçi ndërsa Irani gjithashtu prodhon 92 milionë tonë produkte petrokimike në vit".
Duke folur për nevojën që qytetarët e botës të gëzojnë dobitë dhe të mirat e energjisë, Xhavad Oxhi tha: "Republika Islamike e Iranit dëshiron që të gjithë qytetarët e botës ta gëzojnë këtë mirësi natyrtore dhe me infrastrukturë të mirë dhe të fortë, Republika Islamike e Irani është e gatshme të bashkëpunojë në të gjithë sektorët e zhvillimit, tregtisë dhe eksportit të naftës dhe gazit në vendet e botës dhe rajonit".
Ministri iranian i naftës ka udhëtuar në Baku, kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Naftës dhe Gazit të Kaspikut.