Amir Abdullahian paralajmëron kundër çdo veprimi politik në IAEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128138-amir_abdullahian_paralajmëron_kundër_çdo_veprimi_politik_në_iaea
Në një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së, ministri i Jashtëm iranian paralajmëroi: "Çdo veprim politik i Shteteve të Bashkuara dhe tre vendeve evropiane në IAEA padyshim që do të përballet me një përgjigje proporcionale, efektive dhe të menjëhershme nga Irani".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2022 18:47 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian paralajmëron kundër çdo veprimi politik në IAEA

Në një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së, ministri i Jashtëm iranian paralajmëroi: "Çdo veprim politik i Shteteve të Bashkuara dhe tre vendeve evropiane në IAEA padyshim që do të përballet me një përgjigje proporcionale, efektive dhe të menjëhershme nga Irani".

Husein Amir-Abdullahian foli me telefon me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, rreth statusit të fundit të negociatave për heqjen e sanksioneve, si dhe çështje të tjera në marrëdhëniet Iran-BE. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm iranian, duke iu referuar vendosmërisë së qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje të mirë dhe të qëndrueshme, veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara dhe të tre vendeve evropiane në hartimin e një rezolute në IAEA e cilësoi  një sjellje në kundërshtim me diplomacinë, të nxituar dhe jokonstruktive, e cila do të komplikojë procesin e negociatave. Duke iu referuar ligjit të Kuvendit Konsultativ Islamik, Amir Abdullahian paralajmëroi: “Çdo veprim politik i Shteteve të Bashkuara dhe tre vendeve evropiane në IAEA padyshim që do të përballet me një përgjigje proporcionale, efektive dhe të menjëhershme nga Republika Islamike e Iranit”. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell kritikoi gjithashtu disa përpjekje për të penguar bisedimet, duke theksuar nevojën për të shpejtuar rezultatin e bisedimeve dhe për të arritur një marrëveshje. Borrell theksoi nevojën për të vazhduar konsultimet për t'u larguar nga atmosfera aktuale negative në IAEA dhe për t'u fokusuar në vazhdimin e negociatave për t'i kthyer të gjitha palët në angazhimet e marrëveshjes bërthamore. Në këtë bisedë telefonike, të dy palët theksuan nevojën për profesionalizëm dhe paanshmëri të Agjencisë.