Irani fiton Kupën e Mundjes së Kazakistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128148-irani_fiton_kupën_e_mundjes_së_kazakistanit
Skuadra iraniane e mundjes fitoi kampionatin në Kupën Turlikhanov në Kazakistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2022 18:47 Europe/Tirane
  • Irani fiton Kupën e Mundjes së Kazakistanit

Skuadra iraniane e mundjes fitoi kampionatin në Kupën Turlikhanov në Kazakistan.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, sot në Kazakistan përfundoi turneu i mundjes së Kupës Turlikhanov, ku skuadra iraniane fitoi në ditën e parë 3 medalje ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi. Në ditën e dytë “Mohammad Reza Garai” dhe “Pejman Pashtam” fituan medaljen e artë dhe të argjendtë, po ashtu “Mokhtari” fitoi medalje të bronztë. Me këto medalje, skuadra iraniane e mundjes fitoi Kupën Turlikhanov me 185 pikë dhe u rendit më lart se Kazakistani pritës. Kazakistani dhe Uzbekistani gjithashtu përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë me respektivisht 165 dhe 108 pikë.