Fotografët iranianë fituan medalje të arta në Festivalin e Fotografisë në Kanada
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128294-fotografët_iranianë_fituan_medalje_të_arta_në_festivalin_e_fotografisë_në_kanada
Tre fotografë iranianë fituan medalje të arta në Festivalin Ndërkombëtar të Fotografive "George Barker" për vitin 2022 në Kanada.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 06, 2022 14:49 Europe/Tirane
  • Fotografët iranianë fituan medalje të arta në Festivalin e Fotografisë në Kanada

Tre fotografë iranianë fituan medalje të arta në Festivalin Ndërkombëtar të Fotografive "George Barker" për vitin 2022 në Kanada.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mehdi Zabol Abbasi ka fituar medaljen e artë të Federatës Ndërkombëtare të Artit Fotografik (FIAP) në seksionin e lirë me ngjyra, Mehdi Is'haki Ghalibaf ka fituar medaljen e artë të Federatës Ndërkombëtare të Artit Fotografik FIAP dhe Marxhan Taghipour ka fituar medaljen e artë në seksioni i turizmit të Shoqatës Amerikane të Fotografisë (PSA) në portret me ngjyra.
Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë "George Barker" u sponsorizua nga Federata Ndërkombëtare e Arteve Fotografike (FIAP) dhe Shoqata Amerikane e Fotografisë (PSA) në Kanada, dhe rezultatet e festivalit u shpallën më 4 qershor.
Festivali u mbajt në 6 seksione: tema e lirë njëngjyrëshe, tema pa ngjyra, tema e portretit me ngjyra, tema e fotografisë ajrore me ngjyra, tema e natyrës dhe tema e turizmit.