Theksohet zbatimi i marrëveshjeve ekonomike Iran-Katar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128328-theksohet_zbatimi_i_marrëveshjeve_ekonomike_iran_katar
Kryeminsitri i Katarit tha: Emiri i Katarit ka lëshuar një urdhër të veçantë për të zbatuar rezultatin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Iranit dhe Katarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2022 03:32 Europe/Tirane
  • Theksohet zbatimi i marrëveshjeve ekonomike Iran-Katar

Kryeminsitri i Katarit tha: Emiri i Katarit ka lëshuar një urdhër të veçantë për të zbatuar rezultatin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Iranit dhe Katarit.

Sipas IRNA, kryeministri i Katarit Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani gjatë një takimi me Ministrin iranian të Energjisë, Ali Akbar Mehrabian shtoi:  Sipas urdhrit të emirit të Katarit, të gjithë zyrtarët e Katarit janë gati të nënshkruajnë kontratat e nevojshme për të zbatuar marrëveshjet e arritura nga liderët e dy vendeve në dokumentet e Komisionit të 8-të të Përbashkët Ekonomik Iran-Katar. Abdul Aziz Al Thani ka thënë:  Emiri i Katarit dha urdhrin e nevojshëm për të shqyrtuar kontekstin e pjesëmarrjes së Iranit në mbajtjen e suksesshme të Kupës së Botës mes zyrtarëve të Katarit dhe iranianëve. Kryeministri i Katarit deklaroi: Turizmi dhe shëndetësia janë dy fusha bashkëpunimi në këtë Botëror, ndërsa theksi i nevojshëm është vënë në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve pas Botërorit. Samiti i tetë i përbashkët i bashkëpunimit ekonomik Iran-Katar u mbajt dje në Doha. Memorandumi i mirëkuptimit i takimit të tetë të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Islamike të Iranit dhe Katarit u nënshkrua gjithashtu midis "Ali Akbar Mehrabian" dhe "Sheikh Mohammad bin Hamad bin Qasim Al Thani", kryesuesit iranianë dhe katariot të Komisionit të përbashkët të dy vendeve në Doha.