Ghalibaf: Amerika kurrë nuk do të pajtohet me ne
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke thënë se Amerika kurrë nuk do të pajtohet me ne, deklaroi: "Ne kurrë nuk do të kompromis me askënd rreth qëllimeve dhe idealeve të Revolucionit Islamik".
Konferenca e tretë ndërkombëtare e aktivistëve të Mahdavizmit u mbajt sot, "të martën" në Teheran, me pjesëmarrjen e një grupi zyrtarësh dhe aktivistësh vendas dhe të huaj shkollës së Mahdavizmit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, mëngjesin e sotëm në konferencën e tretë ndërkombëtare të aktivistëve të Mahdavizmit të mbajtur në Teheran, duke thënë se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në deklaratën e publikuar me titull "Hapi i Dytë i Revolucionit Islamit", ka vlerësuar se Revolucioni Islamik është një fenomen që filloi një rrugë të re në botë, ndërsa shtoi: "Ky Revolucion i panjohur i Imam Khomejnit (ra) nuk ishte njohur askund në botë, por tani Revolucioni Islamik i Iranit është bërë shkak për ripërtëritjen e Islamit dhe u nderi dhe krenaria e myslimanëve".
Ghalibaf tha: “Gjatë Mbrojtjes së Lavdishme, regjimi sionist shpresonte të përballej me ne përgjatë kufijve tanë, por sot shohim se Umeti Islamik po i lufton sionistët në Lartësitë e Golanit dhe është kultura e Mahdivizmit ajo që ka mundur të rezistojë përball hegjemonisë së Amerikës e cila në rajonin e Azisë Perëndimore, ka shpenzuar me mijëra miliarda, si dhe e ka sfiduar hegjemoninë amerikane në këtë rajon".
Kreu i legjislativit të Iranit theksoi: "Shteti Islamik duhet të jetë një shtet që është model për vendet myslimane dhe të gjithë njerëzit e lirë në botë duhet të ndjejnë se sigurimi i lumturisë së tyre të kësaj bote dhe të botës tjetër varet nga ndjekja e modelit të sistemit shtetëror fetar".