Irani paraqet problemet teknike të raportit të shefit të ANEA-së
Zëdhënës i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit në një shkrime ekskluziv, përshkroi problemet teknike të Iranit ndaj raportit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Guvernatorëve përsëriti se shpjegimi i Iranit për materialin bërthamor të gjetur në tre vendet e padeklaruara nuk ishte teknikisht i vlefshëm, prandaj akoma kanë mbetur çështje të pazgjidhura në këtë drejtim.
Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, në një shënim ekskluziv për agjencinë e lajmeve IRNA, në lidhje me raportin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike,shkroi: "Raporti i fundit i ANEA është bërë pa marrë parasysh bashkëpunimin konstruktiv dhe të gjerë vullnetar të Iranit me ANEA në fushën e krijimit të qasjes së inspektorëve të ANEA në vendet e përmendura dhe pa marrë parasysh ofrimin e informacioneve paraprak dhe plotësues, takimet e përbashkëta teknike dhe ligjore që janë mbajtur për të shqyrtuar dhe zgjidhur këto çështje".
Kamalvandi shkroi më tej se çështja e rëndësishme është se ANEA i ka ndjekur këto çështje bazuar në informacionet e pavlefshme dhe të rreme që i janë dhënë nga regjimi sionist.
Zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit në këtë artikull, gjithashtu shkroi: "ANEA po thekson në imazhet e pavlefshme satelitore që nuk janë në përputhje me gjendjen aktuale të vendeve në fjalë".
Kamalvandi sqaroi se nëse veprimet e ANEA-së bazohen në informacione të dhëna nga palë të treta ose në burime të private, atëherë duhet thënë se në përgjithësi, mënyra e mbledhjes dhe dhënies së informacionit për ANEA-në nga burime të ndryshme për vendet, mund të çojë në abuzime nga disa palë të treta për shfrytëzime politike kundër vendeve të synuara.