Amir-Abdullahian: Republika Islamike e Iranit nuk synon armë atomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128424-amir_abdullahian_republika_islamike_e_iranit_nuk_synon_armë_atomike
Ministri i Jashtëm iranian tha: “Pavarësisht presioneve të armiqve, Republika Islamike e Iranit nuk ka hequr dorë nga parimet e saj islame dhe nuk po kërkon një bombë atomike”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Amir-Abdullahian: Republika Islamike e Iranit nuk synon armë atomike

Ministri i Jashtëm iranian tha: “Pavarësisht presioneve të armiqve, Republika Islamike e Iranit nuk ka hequr dorë nga parimet e saj islame dhe nuk po kërkon një bombë atomike”.

Hossein Amir-Abdollahian, të mërkurën në një takim me një grup dijetarësh myslimanë indianë, shtoi: "Vendet perëndimore në bisedimet bërthamore pohuan se mund të injoronin të gjitha problemet që lidhen me programin bërthamor të Iranit, por në vend të kësaj kërkuan që Republika Islamike e Iranit të ndalë mbështetjen për Palestinën”. Amir-Abdullahian theksoi: "Përkrahja e popullit palestinez dhe çlirimi i kibles së parë të myslimanëve është detyrë fetare e të gjithë myslimanëve dhe Republika Islamike e Iranit nuk e njeh kurrë Izraelin". Duke iu referuar përvjetorit të vdekjes së Imam Khomeinit, themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit, Ministri i Jashtëm iranian tha: Ajatollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, pas vdekjes së Imamit Khomeinit ndoqi mendimet e tij dhe ato të Islamit, dhe sot të gjithë në Iran dhe në botën islame janë të ftuar për të ringjallur qytetërimin e madh islam në mbarë botën". Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në krye të një delegacioni mbërriti në kryeqytetin indian, Nju Delhi, të mërkurën në mëngjes.