Presidenti Raisi: Irani "nuk do tërhiqet asnjë grimcë nga qëndrimet e tij"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128486-presidenti_raisi_irani_nuk_do_tërhiqet_asnjë_grimcë_nga_qëndrimet_e_tij
Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi deklaroi se Republika Islamike nuk do të tërhiqet asnjë grimcë nga qëndrimet e saj pas rezolutës së fundit të hartuar nga Perëndimi të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) kundër programit bërthamor të Teheranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Irani

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi deklaroi se Republika Islamike nuk do të tërhiqet asnjë grimcë nga qëndrimet e saj pas rezolutës së fundit të hartuar nga Perëndimi të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) kundër programit bërthamor të Teheranit.

Raisi i bëri komentet në një vizitë të enjten në qytetin Shahr-e Kord, kryeqyteti i provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari, një ditë pasi rezoluta kundër Iranit, e propozuar nga SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania, u miratua nga Bordi i Guvernatorëve i ANEA-s. "Sa herë dëshironi të testoni kombin iranian dhe të mos dëgjoni fjalët e zyrtarëve të Iranit? Mendoni se ne do të tërhiqemi si rezultat i nxjerrjes së rezolutës tuaj?" tha Raisi. Presidenti i Iranit duke iu referuar armiqve të Republikës Islamike, shtoi: “Irani nuk do të bëjë asnjë hap prapa nga pozicionet e tij”. Presidenti iranian nënvizoi: "Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do ta lidhim zhvillimin e industrisë, bujqësisë dhe turizmit të vendit me ngërdheshjet apo buzëqeshjet e armikut". Raisi tha se armiku nuk dëshiron që Irani të ketë akses në industrinë bërthamore, industri të avancuara ushtarake dhe automobilistike dhe të përfitojë nga njohuritë superiore, "por të rinjtë tanë janë të vendosur për ta bërë armikun të dëshpëruar në luftën e vullneteve".