Islami: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është kapur nga sionistët
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit tha të enjten mbrëma se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është bërë rob i sionistëve, duke shtuar se është për të ardhur keq që një organizëm ndërkombëtar është shfrytëzuar nga një regjim i paligjshëm që vë në dyshim prestigjin e tij.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania të Mërkurën paraqitën një projekt rezolutë në Bordin e Guvernatorëve të ANEA, e cila u miratua megjithë kundërshtimin serioz nga Kina dhe Rusia. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Mohammad Islami, kreu i organizatës së energjisë atomike të Republikës Islamike të Iranit, të enjten foli mbi bashkëpunimin e gjerë të Iranit me ANEA-në, duke thënë: "Irani për të krijuar mirëbesim dhe në bazë të vullnetit të mirë pranoi monitorimin shtesë dhe lejoi që ANEA të ketë mbikëqyrje më të gjerë, por Perëndimi nuk ndaloi së akuzuari Irani. "Të gjitha detyrimet, sjelljet tendencioze, operacionet psikologjike, sanksionet dhe rezolutat kundër Iranit synonin të ndalnin progresin e Republikës Islamike të Iranit," tha ai. Mohammad Islami tha se vazhdimi i kësaj politike nga ANEA, largimi i kësaj agjencie nga aspektet teknike dhe shfrytëzimi i saj nga sionistët për qëllime politike, e bën të paevitueshëm reduktimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe ANEA-së.