Fitore e fuqishme e kombëtares së volejbollit të Iranit ndaj Australisë
Kombëtarja e volejbollit e Iranit mposhti me rezultatin 3-1 Australinë në kuadër të Ligës së Kombeve të Volejbollit.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve të Volejbollit 2022, Kombëtarja iraniane e volejbollit në ndeshjen e tretë luajti kundër Australisë dhe arriti të mposhtë kundërshtarin e saj me rezultatin tre me një. Kombëtarja e volejbollit e Iranit fitoi setin e parë dhe të dytë me rezultate 25:14 dhe 25:22, por në setin e tretë humbi me rezultatin 25 me 18. Më në fund, sportistët e Behrouz Atait mundën të fitojnë setin e katërt, me rezultat të fuqishëm 25 me 15, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin tre me një. Kombëtarja iraniane sonte në orën 20:30 (me orën e Teheranit) në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve do të përballet me Japoninë. Kombëtarja iraniane e volejbollit fitoi ndeshjen e parë të të njëjtit turne me rezultatin 3-0 kundër Kinës dhe humbi ndeshjen e dytë 3-0 kundër Holandës.