Theksohet rritja e bashkëpunimit gjithëpërfshirës me Pakistanin
"Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë bashkëpunimin gjithëpërfshirës me Pakistanin," tha presidenti iranian.
Republika Islamike e Iranit ka kapacitetin për të përmbushur nevojat e Pakistanit në fusha të ndryshme, duke përfshirë naftën, gazin dhe energjinë elektrike. Sipas IRNA; Ajetollah Sejed Ibrahim Raisi të martën në mbrëmje gjatë një takimi me ministrin e jashtëm pakistanez Blaul Bhutto Zardari, duke iu referuar lidhjeve të thella midis dy kombeve, të cilat i kanë rrënjët në besimin shekullor, Iranin dhe Pakistanin i quajti jo vetëm fqinjë, por edhe të afërm mes tyre dhe shtoi: Shumica e pelegrinëve të huaj në faltoren e Imam Rezait (AS) janë pakistanezë dhe dashuria e tyre për Ehli Bejtin (AS) është e famshme dhe kjo është një nga arsyet pse të dy kombet janë afër njëri-tjetrit. Presidenti i Iranit, duke deklaruar se ne e konsiderojmë sigurinë e Pakistanit si sigurinë tonë, tha: Ne jemi të gatshëm të promovojmë bashkëpunim gjithëpërfshirës me Pakistanin dhe Republika Islamike e Iranit ka kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur nevojat e Pakistanit në fusha të ndryshme, duke përfshirë naftën, gazin dhe energjinë elektrike. Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Blaul Bhutto Zardari, është shprehur I kënaqur për vizitën në Iran dhe shtoi: “Aq sa jam një fëmijë i Pakistanit, jam edhe fëmijë i Iranit”. Ministri i Jashtëm i Pakistanit falënderoi Iranin për eksportin e energjisë elektrike në Pakistan dhe tha: Ne jemi plotësisht të përgatitur për të përfunduar dhe përmbyllur bisedimet e kaluara për sigurinë, tregtinë dhe energjinë. Zardari gjithashtu vuri në dukje intersimin e pakistanezëve ndaj Imam Rezait (as) dhe theksoi planifikimin e vendit të tij për të lehtësuar udhëtimin e pelegrinëve në qytetin e shenjtë të Mashhadit. Ministri i Jashtëm pakistanez Blaul Bhutto Zardari mbërriti në Teheran për një vizitë dyditore me ftesë të ministrit të Jashtëm iranian Husein Amir Abdullahian. Pas takimeve zyrtare me Presidentin, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Ministrin e Rrugëve dhe Zhvillimit Urban të Iranit, Ministri i Jashtëm i Pakistanit sot vizitoi mauzoleun e Hazretit Reza (as), Imami i tetë i shiitëve në botë, në qytetin Mashhad.