Kamalvandi paralajmëron Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128768-kamalvandi_paralajmëron_drejtorin_e_përgjithshëm_të_agjencisë_ndërkombëtare_të_energjisë_atomike
Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit paralajmëroi drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të qëndrojë larg deklaratave mediatike joprofesionale dhe të motivuara politikisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2022 05:54 Europe/Tirane
  • Kamalvandi paralajmëron Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit paralajmëroi drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të qëndrojë larg deklaratave mediatike joprofesionale dhe të motivuara politikisht.

Behrouz Kamalvandi theksoi: “Është e qartë se nëse ngrihen çështje teknike, ato duhet të ngrihen profesionalisht brenda kuadrit të detyrave të Agjencisë dhe duhet të ndiqen përmes kanaleve dhe mekanizmave të zakonshëm të Agjencisë dhe natyrisht, kjo nuk është arena e ndërveprimeve të tilla mediatike. Kamalvandi vijoi: “Nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, si drejtues i një organizmi juridik ndërkombëtar, pritet të distancohet nga deklaratat dhe qëndrimet politike dhe të jetë i kujdesshëm që me deklaratat e tij të mos ndërlikojë marrëdhëniet mes anëtarëve të Agjencisë”. Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: "Nuk ka dyshim se disa deklarata jokonstruktive dhe qëndrime politike do ta komplikojnë situatën". Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), së fundmi foli për mediat perëndimore për qëndrimin e tij politik në bisedimet e marrëveshjes bërthamore, gjë e cila befasoi opinionin, veçanërisht atë në Iran. Këto komente të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë janë bërë më të diskutueshme pas vizitës së tij në territoret e pushtuara.