Gjeneralmajor Rahim Safavi: Strategjia e fuqisë hegjemoniste amerikane ka dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128782-gjeneralmajor_rahim_safavi_strategjia_e_fuqisë_hegjemoniste_amerikane_ka_dështuar
Ndihmësi dhe këshilltari ushtarak i liderit suprem të Revolucionit Islamik deklaroi se strategjia e fuqisë hegjemoniste amerikane ka dështuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2022 11:10 Europe/Tirane
  • Gjeneralmajor Rahim Safavi: Strategjia e fuqisë hegjemoniste amerikane ka dështuar

Ndihmësi dhe këshilltari ushtarak i liderit suprem të Revolucionit Islamik deklaroi se strategjia e fuqisë hegjemoniste amerikane ka dështuar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneralmajor Sejed Jahja Rahim Safavi, ndihmësi dhe këshilltar ushtarak i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, të enjten gjatë një takimi në qytetin Arak, të provincës Markazi të Iranit, tha: "Strategji e fuqisë hegjemoniste të Amerikës ka dështuar dhe bota po shkon drejt një rendi me shumë pole të fuqisë".
Ndihmësi dhe këshilltari ushtarak i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në vazhdim të takimit, kujtoi vendimin dhe iniciativën e Imam Khomejnit (ra) për trajtimin e problemeve nëpër zona të privuara dhe zgjerimin e punës së zellshme për të mbjellë farën e shpresës dhe drejtësisë me menaxhimin e drejtë në zemrat e shtresave më të privuara të shoqërisë, do të thotë fshatarët.
Gjeneralmajor Rahim Safavi shtoi: “Forcat e iniciativës për ndërtimin e vendit, duke ndërthurur besimin dhe veprimin dhe me menaxhimin drejtë, me kulturën islame dhe revolucionare, dhe me qëndrueshmërinë dhe rezistencën e durimin e tyre, kanë dhënë kontribut të madh për fitoren në luftën e imponuar Irak-Iran."