Iran, 1 person humb jetën nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128820-iran_1_person_humb_jetën_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 7.234.523 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 1 personi gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 141.361 persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 17, 2022 16:05 Europe/Tirane
  • Iran, 1 person humb jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 7.234.523 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 1 personi gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 141.361 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 156 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 7.234.523 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 1 person i infektuar me virusin Korona ka humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 141.361 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 7.060.097 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 313 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Vlen të theksohet se pandemia e virusit Corona deri më tani ka marrë jetën e 6 milion e 338.mijë personave në mbarë botën.