Iran, edhe një ditë tjetër pa viktima nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128916-iran_edhe_një_ditë_tjetër_pa_viktima_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 7.234.757 persona të infektuar me virusin Korona ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga virusi Korona. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 141.363 persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 19, 2022 14:35 Europe/Tirane
  • Iran, edhe një ditë tjetër pa viktima nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 7.234.757 persona të infektuar me virusin Korona ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga virusi Korona. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 141.363 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 160 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 7.234.757 persona”.

Ajo shtoi: “Në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë rast vdekje nga virusi Korona kanë dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 141.363 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 7.060.446 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 297 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Vlen të theksohet se deri më tani në Iran janë dhënë 150.221.700 doza të vaksinës kundër virusit Korona.