Irani dënon përdorimin e sanksioneve si levë politike
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara dënuai përdorimin e sanksioneve nga disa qeveri si një levë politike në marrëdhëniet dypalëshe, duke përmendur situatën e rëndë humanitare në Afganistan, Siri, Palestinë dhe Jemen.
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, Majid Takht-e Ravanchi, të martën në një fjalim në Kombet e Bashkuara shtoi: Republika Islamike e Iranit i konsideron masat shtrënguese të njëanshme si një nga pengesat kryesore për përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë humanitare, si dhe një nga burimet kryesore të krizave humanitare në mbarë botën. Ambasadori i Iranit në OKB tha: Republika Islamike e Iranit, si një vend i ekspozuar ndaj një sërë fatkeqësish natyrore si tërmetet, thatësirat, pluhuri dhe stuhitë e rërës që varfërojnë burimet tona, është dëmtuar rëndë nga sanksionet e njëanshme të paligjshme. Takht-e Ravanchi u shpreh: Në rajonin tonë, gjendja e rëndë humanitare në Afganistan, Siri, Palestinë dhe Jemen ka shkaktuar vuajtje të mëdha për njerëzit dhe fluksi masiv i refugjatëve afganë në vendet fqinje e ka intensifikuar edhe më shumë rëndimin e situatës. Takht-e Ravanchi u shpreh: Republika Islamike e Iranit thekson rëndësinë e aktiviteteve të ndihmës humanitare. Përveç kësaj, Kombet e Bashkuara duhet të sigurojnë që e gjithë ndihma humanitare të shpërndahet tek të gjitha popullatat në nevojë pa diskriminim dhe pa ndërhyrje të panevojshme.