Borrel sonte arrin për një vizitë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i129148-borrel_sonte_arrin_për_një_vizitë_në_teheran
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se sonte shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian do të vijë për një vizitë në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2022 09:43 Europe/Tirane
  • Borrel sonte arrin për një vizitë në Teheran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se sonte shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian do të vijë për një vizitë në Teheran.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, e cila ka pretenduar një qasje diplomatike ndaj Iranit dhe një përpjekje për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të treguar vullnetin e saj të mirë.

Shumica e shteteve pjesëmarrëse në bisedime bërthamore me Irnain duan që bisedimet të përfundojnë sa më shpejt me nënshkrimin e një marrëveshje, por arritja e një marrëveshjeje përfundimtare varet nga vendimet politike të SHBA-së për disa çështje kyçe të mbetura.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Sa'id Khatibzade njoftoi se shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell sonte do të arrijë për një vizitë në Teheran për t'u takuar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit Husejn Amir Abdulahjan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Iranit.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, kjo vizitë e cila është pjesë e konsultimeve të vazhdueshme midis Iranit dhe Bashkimit Evropian, do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe, disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe zhvillimet më të fundit të negociatave për heqjen e sanksioneve.