Nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë realisht, marrëveshja nuk është e paarritshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i129382-nëse_shtetet_e_bashkuara_veprojnë_realisht_marrëveshja_nuk_është_e_paarritshme
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha:  Nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë realisht dhe tregojnë përkushtim serioz për përmbushjen e angazhimeve të tyre, një marrëveshje nuk është larg.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 01, 2022 13:04 Europe/Tirane
  • Nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë realisht, marrëveshja nuk është e paarritshme

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha:  Nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë realisht dhe tregojnë përkushtim serioz për përmbushjen e angazhimeve të tyre, një marrëveshje nuk është larg.

Sipas IRNA, Majid Takht-e Ravanchi, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, e bëri këtë deklaratë të enjten, me orën lokale, pas një takimi periodik të Këshillit të Sigurimit për të shqyrtuar raportin e 13-të të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për zbatimin e Rezolutës 2231. Ambasadori i Iranit në OKB tha: Në fjalën time në këshill, përsërita se marrëvehsja bërthamore është një arritje diplomatike e shumëanshme që është e vështirë të arrihet dhe opsioni më i mirë për të cilin nuk ka alternativë. Takhtarvanchi shtoi: Morëm mesazhe të forta në mbështetje të rifillimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore. Megjithatë, është e qartë se arsyet kryesore për situatën aktuale janë tërheqja e paligjshme e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja dhe rivendosja e sanksioneve, si dhe mungesa e vullnetit politik të tre vendeve evropiane për të përmbushur detyrimet. Përfaqësuesi i Iranit në OKB tha:  Ndërsa ish-administrata e SHBA-së sakrifikoi në mënyrë të pamatur një parim të mirëpërcaktuar të së drejtës ndërkombëtare dhe u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet, administrata aktuale vazhdon politikën e saj famëkeqe të presionit maksimal dhe sanksioneve kundër Iranit.  Nuk ka dyshim se një politikë e tillë po përdoret si levë në negociata. Ai rikujtoi: Irani është i përkushtuar ndaj diplomacisë shumëpalëshe, rezultati i së cilës duhet të jetë sigurimi i heqjes efektive dhe të verifikueshme të të gjitha sanksioneve të paligjshme.  Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Republika Islamike e Iranit, si palë përgjegjëse për Traktatin e Mospërhapjes, është e përkushtuar ndaj parimit të bashkëpunimit me Agjencinë dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sipas Traktatit në fjalë dhe Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Masave Mbrojtëse.