Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Sirinë
Ministri i Jashtëm i Iranit do të shkojë sot në Siri për tu takuar dhe biseduar me zyrtarë të lartë sirianë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane njoftoi vizitën e ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian në Siri dhe tha se ministri i Jashtëm iranian në një takim me zyrtarë të lartë sirianë do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit ka një bashkëpunim strategjik me Sirinë dhe këtë e tregon mbështetja e Teheranit për qeverinë legjitime të këtij vendi gjatë krizës siriane dhe ndihma për qeverinë e presidentit legjitim sirian Bashar al-Assad në procesin e luftës kundër grupeve të ndryshme terroriste. Pas humbjes së ISIS-it, marrëdhëniet mes Sirisë dhe Iranit janë zgjeruar dhe diversifikuar dhe ka perspektiva të qarta për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.