Presidenti Raisi: Irani mbështet stabilitetin në Siri, kundërshton çdo ndërhyrje të huaj
Presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se Republika Islamike mbështet vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Siri dhe kundërshton fuqishëm çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të Sirisë.
Raisi i bëri këto komente në një bisedë telefonike me homologun e tij sirian Bashar al-Asad. Presidenti iranian i shprehu urimet e tij Asadit dhe sirianëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur shpresën se falë bekimit të Kurban Bajramit, të gjithë muslimanët në mbarë botën, veçanërisht kombet mike iranian dhe sirian, do të jenë në gjendje të arrijnë lumturinë dhe mëshirën hyjnore. Raisi nënvizoi gjithashtu nevojën për zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis dy vendeve gjatë vizitës së presidentit sirian në Teheran në fillim të majit. Ai theksoi mbështetjen e palëkundur të Republikës Islamike të Iranit për Boshtin e Rezistencës, veçanërisht Sirinë, duke shtuar se Teherani “mbështet vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Siri dhe është kundër çdo ndërhyrjeje të huaj”. Nga ana e tij, Asad uroi kombin, qeverinë iraniane dhe liderin e Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenein me rastin e Kurban Bajramit. Ai tha se armiqtë e Boshtit të Rezistencës po dobësohen dita-ditës. “Irani dhe Siria po luftojnë në një front të vetëm dhe shpresoj se do të festojmë Bajramin e vitit të ardhshëm, ndërsa kombet siriane dhe iraniane do të dëshmojnë suksese në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Asad.