Bashkimi Evropian kërkon përshpejtimin e procesin e negociatave për heqjen e sanksioneve
(last modified Tue, 12 Jul 2022 18:47:43 GMT )
Korrik 12, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kërkon përshpejtimin e procesin e negociatave për heqjen e sanksioneve

Bashkimi Evropian, pa përmendur tërheqjen e paligjshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe pasivitetin e evropianëve në lidhje me këtë marrëveshje, bëri thirrje edhe një herë për përshpejtimin e procesit të negociatave për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Peter Stano, zëdhënësi i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, kërkoi të martën përshpejtimin e procesit të negociatave për heqjen e sanksioneve, në një situatë ku Shtetet e Bashkuara, si fajtore kryesore për prishjen e marrëveshjes bërthamore, ende heziton të ndërmarrë hapa të nevojshëm, të besueshëm dhe efikasë për të arritur një marrëveshje. Ali Bagheri Kani, drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kryenegociatori i Iranit në negociatat për heqjen e sanksioneve njoftoi se se koha dhe vendi i raundit të ardhshëm të negociatave janë duke u finalizuar në koordinim me Enrique Mora, zv/shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe koordinatori i negociatave për heqjen e sanksioneve. Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së deklaroi se një marrëveshje është e mundur vetëm në bazë të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të interesave reciproke. Ai tha se "Ne do të vazhdojmë negociatat për të arritur një marrëveshje të fortë dhe të qëndrueshme". Amir Abdullahian tha: Amerika duhet të përcaktojë nëse dëshiron një marrëveshje apo kërkon të përsërisë në mënyrë të njëanshme kërkesat e saj. Të dyja nuk janë të mundshme në të njëjtën kohë.

 

Tags