Korrik 18, 2022 20:57 Europe/Tirane
  • Banorët e Teheranit festojnë Festën e Ghadir Khom-it

Myslimanët në Iran dhe vende të tjera festuan sot Festën e Ghadir Khom-it, festën më të rëndësishme në kalendarin islamik.

Eid al-Ghadir shënon përvjetorin e ditës kur Profeti Muhamed (s.a.v.s.) emëroi kushëririn dhe dhëndrin e tij, Ali ibn Ebi Talib, si pasues të tij dhe prijësin e Umetit musliman. Imam Aliu, Imami i parë i muslimanëve shiitë, u emërua nga Profeti Muhamed (s.a.v.s.)  si pasues i tij në një vendndodhje në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës, të quajtur Ghadir Khom. Kjo ditë shënohet çdo vit në fund të sezonit të Haxhit. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, njerëzit kanë organizuar një festë 10 kilometra përgjatë rrugës më të gjatë të qytetit për t'i bërë nderime Imam Aliut, familjes së tij të shenjtë dhe besimtarëve të tyre besnikë. Mijëra banorë në kryeqytetin iranian kanë marrë pjesë në këtë festë, e cila është organizuar për të qenë një ngjarje gazmore, duke përfshirë forma të ndryshme argëtimi për fëmijë dhe të rritur, ushqime të ndryshme dhe shfaqje muzikore.

 

Tags