Ministri i Jashtëm iranian dënon sulmin mizor në veri të Irakut
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollian zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij irakian Fuad Hussein, duke denoncuar sulmet artilerike ndaj Irakut dhe duke u shprehur ngushëllimin e tij familjeve të viktimave, qeverisë dhe kombit irakian.
Ai gjithashtu nënvizoi mbështetjen solide të Teheranit për stabilitetin dhe sigurinë e Irakut. Amir-Abdollahian e informoi ministrin e Jashtëm irakian edhe për vendimet e marra në një takim të nivelit të lartë të mbajtur në Teheran të martën, ku të tre presidentët që morën pjesë në këtë ngjarje theksuan nevojën për gjetjen e zgjidhjeve paqësore për problemet në zonat kufitare. Diplomati i lartë irakian, nga ana e tij, falënderoi simpatinë e Iranit dhe dënoi ashpër sulmet, duke i përshkruar ato si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut. Ai tha se vizitoi resortin turistik, i cili kishte akomoduar pushues nga kryeqyteti Bagdad dhe qyteti port jugor i Basrës, dhe u informua mbi hetimet rreth rrethanave të sulmit. Ministri i Jashtëm irakian hodhi poshtë pretendimet se militantët e PKK ishin aktivë në zonën e sulmuar. Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe qeverinë dhe kombin irakian, duke përsëritur mbështetjen e Iranit për stabilitetin dhe sigurinë në Irak. “Republika Islamike e Iranit e konsideron sigurinë e Irakut si sigurinë e saj dhe nuk heziton të ofrojë asnjë ndihmë në këtë drejtim”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani.