Zyrtari ushtarak amerikan pranon epërsinë ajrore të Iranit në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130112-zyrtari_ushtarak_amerikan_pranon_epërsinë_ajrore_të_iranit_në_rajon
Komandanti i Forcave Ajrore të Qendrës së Komandës CENTCOM të Ushtrisë Amerikane pranoi se Irani ka arritur epërsi ajrore në rajonin e Azisë Perëndimore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2022 06:21 Europe/Tirane
  • Zyrtari ushtarak amerikan pranon epërsinë ajrore të Iranit në rajon

Komandanti i Forcave Ajrore të Qendrës së Komandës CENTCOM të Ushtrisë Amerikane pranoi se Irani ka arritur epërsi ajrore në rajonin e Azisë Perëndimore.

Aleksos Greenkevich, komandanti i ri i Forcave Ajrore të Qendrës së Komandës CENTCOM (Komanda Qendrore e SHBA në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut) në një intervistë për gazetarët tha: Edhe pse avionët luftarakë amerikanë janë ende në superioritet në qiejt e Azisë Perëndimore, ata nuk janë në gjendje të ndalojnë Iranin. Ky zyrtar ushtarak amerikan shtoi: Duke u mbështetur në dronët e tij, Irani ka përshtatur taktikat e tij dhe ka bërë përparim të rëndësishëm. Greenkevich gjithashtu tha se neutralizimi i kërcënimit të dronëve iranianë dhe rivendosja e epërsisë së plotë ajrore në Azinë Perëndimore, janë një nga qëllimet e tij të rëndësishme si komandant i ri i Forcave Ajrore të SHBA-së në rajon.  Në një pjesë tjetër të deklaratës së tij, ky komandant amerikan shprehu shqetësimin për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon si dy superfuqi ekonomike dhe ushtarake dhe shtoi: Amerika tani është e fokusuar në kundërshtimin e ndikimit të këtyre dy vendeve në Lindjen e Mesme. Greenkevich në fjalën e tij theksoi ruajtjen e bashkëpunimit rajonal për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Azinë Perëndimore.