Irani lëshon një satelit në hapësirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130148-irani_lëshon_një_satelit_në_hapësirë
Kreu i Organizatës Hapësinore iraniane, duke thënë se një satelit është gati për t'u lëshuar në hapësirë, parashikoi se ky satelit do të lëshohet në hapësirë ​​në tremujorin e vjeshtës me përpjekjet e dyfishta të ekipit të lëshimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 23, 2022 09:57 Europe/Tirane
  • Irani lëshon një satelit në hapësirë

Kreu i Organizatës Hapësinore iraniane, duke thënë se një satelit është gati për t'u lëshuar në hapësirë, parashikoi se ky satelit do të lëshohet në hapësirë ​​në tremujorin e vjeshtës me përpjekjet e dyfishta të ekipit të lëshimit.

Në katër dekadat e fundit, Irani ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm dhe progresiv në fushën e arritjes së teknologjisë hapësinore. Edhe pse armiqtë janë përpjekur të parandalojnë progresin ekonomik dhe shkencor, duke përfshirë industrinë hapësinore të Iranit, me të gjitha llojet e sanksioneve, por pavarësisht nga të gjitha kufizimet dhe presionet, Republika Islamike e Iranit ka arritur të posedojë një sërë teknologjish hapsinore që është një sukses i madh për Iranin Islamik. Dallimi midis programit hapësinor të Iranit dhe vendeve të tjera në rajonin e Azisë Perëndimore është se Irani bazohet në fuqinë e tij të brendshme dhe ka përfituar nga teknologjia e tij vendase. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Hassan Salarieh, kreu i Organizatës Iraniane të Hapësirës, ​​theksoi domosdoshmërinë e të qenit në hapësirë ​​dhe të përdorimit të objekteve hapësinore, duke shtuar se pa qenë në hapësirë, sovraniteti i vendeve është në pikëpyetje dhe ato nuk mund të kenë sovranitet të plotë. Salarieh deklaroi se tani hapësira është bërë pjesë integrale e sovranitetit të vendeve. Për shembull, menaxhimi i fushës shumë të rëndësishme të bujqësisë, e cila lidhet me sigurinë ushqimore të njerëzve, sot është shumë e shtrenjtë dhe shumë e paplotë pa praninë në hapësirë dhe vetëm nëpërmjet pranisë në hapësirë mund të kemi një analizë shumë të plotë dhe të shpejtë ne një kohe te shkurtër, përsa i përket sipërfaqes nen kultivim, dëmtuesve te ndryshëm bujqësor, gjendjes se thatësisë dhe gjendjes se dëmtimeve te shkaktuara ne token bujqësore për shkak ndaj incidenteve të ndryshme.  Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit gjithashtu deklaroi se gjendja e vendit në rajon në fushën e hapësirës është e mirë në aspektin e njohurive dhe kërkimeve, veçanërisht njohurive dhe kërkimeve indigjene dhe pika pozitive e sanksioneve është se vetëbesimi në Iran është rritur.