Njoftimi i gatishmërisë së Gjermanisë për të investuar në Iran
(last modified Tue, 26 Jul 2022 07:55:04 GMT )
Korrik 26, 2022 09:55 Europe/Tirane
  • Njoftimi i gatishmërisë së Gjermanisë për të investuar në Iran

Në takimin e kreut të Unionit Federal të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Jashtme të Gjermanisë (BWA), me zëvendësministrin e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë të Iranit "Samt" u theksua gatishmëria për të investuar dhe krijuar industri të fuqishme gjermane në qytetet industriale të Iranit.

Sipas IRNA, takimi i kreut të Unionit Federal të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Jashtme të Gjermanisë dhe zëvendësministrit të "Samt" u bë në vazhdën e programeve të zhvillimit të diplomacisë ekonomike të qeverisë së 13-të dhe me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, duke u mbështetur në kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Iranit dhe Gjermanisë. Presidenti dhe katër anëtarët e Unionit Federal të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Jashtme të Gjermanisë, duke vizituar Organizatën e Industrive të Vogla dhe Qyteteve Industriale të Iranit, u takuan me Ali Rasoulian, zëvendësministrin e "Samt" dhe diskutuan mënyrat për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Iranit dhe Gjermanisë në fushën e biznesit të vogël dhe të mesëm. Sipas Organizatës së Industrive të Vogla dhe Qyteteve Industriale të Iranit, “Rasoulian” në këtë takim tha: Krijimi i një qendre të shkëmbimit të teknologjisë ndërmjet kompanive gjermane dhe iraniane mund të jetë shumë efektive në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. Zëvendësministri i Industrisë gjithashtu përmendi projektet industriale në ndërtim në qytetet dhe zonat industriale të Iranit dhe shtoi: Më shumë se 47,000 projekte industriale janë duke u zbatuar në qytetet dhe zonat industriale të vendit dhe këto projekte janë ndërtuar me fokusin e sektorit privat.  “Michael Shuman”, kreu i Unionit Federal Gjerman për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme (BWA), gjithashtu deklaroi gatishmërinë e tij për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin, veçanërisht në fushën e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Tags