Bisedë telefonike e ministrit të Jashtëm të Katarit me Amir Abdullahian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130410-bisedë_telefonike_e_ministrit_të_jashtëm_të_katarit_me_amir_abdullahian
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Katarit në një bisedë telefonike folën lidhur me çështjet me interes për të dy vendet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 31, 2022 08:06 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrit të Jashtëm të Katarit me Amir Abdullahian

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Katarit në një bisedë telefonike folën lidhur me çështjet me interes për të dy vendet.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm Husein Amir Abdullahian në një bisedë telefonike me Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ministër i Jashtëm i Katarit diskutoi dhe shkëmbeu mendime për çështje që janë me interes për të dy vendet. Në këtë bisedë telefonike, duke marrë parasysh bisedimet e mëparshme mes zyrtarëve të dy vendeve, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit diskutoi me homologun e tij nga Katari, lidhur me ngjarjen e rëndësishme të Kupës së Botës në Katar dhe fushat e bashkëpunimit në këtë fushë. “Amir Abdullahian” iu referua edhe negociatave për heqjen e sanksioneve, gjatë të cilave theksoi vullnetin e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për të arritur një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme. Në këtë bisedë telefonike me Amir Abdullahian, ministri i Jashtëm i Katarit gjithashtu theksoi gatishmërinë e plotë të Katarit për të bashkëpunuar me Republikën Islamike të Iranit në fushën e organizimit të Kupës së Botës në futboll, ndërsa përmendi rëndësinë e konsultimeve për marrëdhëniet mes dy vendeve në çështjet dypalëshe.