Vajzat iraniane në taekwondo u bënë kampione bote
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130422-vajzat_iraniane_në_taekwondo_u_bënë_kampione_bote
Ekipi iranian i vajzave fitoi titullin e kampionit të botë në edicionin e pestë të Kampionatit Botëror të Taekwondo-së për të Rinj duke fituar 4 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 31, 2022 20:15 Europe/Tirane
  • Vajzat iraniane në taekwondo u bënë kampione bote

Ekipi iranian i vajzave fitoi titullin e kampionit të botë në edicionin e pestë të Kampionatit Botëror të Taekwondo-së për të Rinj duke fituar 4 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në raundin e pestë të Kampionatit Botëror të Taekwondo-së për të rinj, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, ekipi iranian i vajzave fitoi katër medalje ari, një argjendi dhe një bronzi. Baran Xhamal Livani, Saina Alipour, Parnian Nouri dhe Hana Zarin Kemer fituan 4 medalje të arta, Parnian Saki mori medalje të argjendtë dhe Fateme Bagherzadeh fitoi medalje bronzi. Edicioni i pestë i Kampionatit Botëror të Taekwondo-së për të rinj ka nisur të enjten, më 28 korrik në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, me pjesëmarrjen e 669 sportistëve nga më shumë se 90 vende.