Fitorja e shahistëve iranianë në Olimpiadën Botërore
Ekipi kombëtar i shahut për meshkuj i Iranit fitoi raundin e tretë të Olimpiadës së Shahut në Chennai, të Indisë.
Kombëtarja e shahut për femra dhe meshkuj të Iranit, e cila mori pjesë në raundin e 44-të të Olimpiadës Botërore të Shahut në Chennai të Indisë, u përball me kundërshtarët e tyre në raundin e tretë të këtij turneu. Sipas ISNA-s, shahistët e Iranit në raundin e tretë të kësaj gare u paraqitën kundër rivalëve të Malit të Zi dhe mundën të fitojnë me rezultatin 3-1. Parham Maqsoodlou dhe Puya Edeni fituan kundër kundërshtarëve të tyre në këtë raund dhe Sejed Mohammad Amin Tabatabai dhe Mousavi gjithashtu përfunduan përballjen me një barazim kundër kundërshtarëve të tyre. Në stilin e lirë, shahistët iranianë kanë marrë 9.5 pikë dhe janë në vendin e 14-të. Skuadra e dytë ajo e Hollandës ka 12 pikë në këtë garë. Por kombëtarja iraniane e shahut për femra në raundin e tretë të garës humbi me rezultatin 3.5 – 0.5 ndaj ekipit të fortë holandez.