Irani do të ndezë kamerat e monitorimit pas ndaljes së akuzave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130598-irani_do_të_ndezë_kamerat_e_monitorimit_pas_ndaljes_së_akuzave
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) tha se kamerat e vëzhgimit të instaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) sipas marrëveshjes bërthamore, do të ndizen dhe aktivizohen nga Teherani me kusht që të gjitha akuzat kundër Iranit të jenë hequr.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2022 17:02 Europe/Tirane
  • Irani do të ndezë kamerat e monitorimit pas ndaljes së akuzave

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) tha se kamerat e vëzhgimit të instaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) sipas marrëveshjes bërthamore, do të ndizen dhe aktivizohen nga Teherani me kusht që të gjitha akuzat kundër Iranit të jenë hequr.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të bërë në një intervistë nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA nëse Irani do të ndizte kamerat e tjera të monitorimit, Mohammad Eslami tha se kamerat që ne i fikëm po funksiononin përtej detyrimeve të Iranit sipas marrëveshjes me agjencinë e OKB-së. “Kamerat që ne kemi çaktivizuar kishin lidhje me marrëveshjen bërthamore ose sipas termit ligjor të tij, përtej masave mbrojtëse; Këto kamera janë instaluar njëkohësisht me zbatimin e marrëveshjes bërthamore për të matur me to kufijtë, kapacitetin dhe aktivitetin bërthamor të Iranit”, tha Eslami. “Meqenëse ata nuk qëndruan në marrëveshjen bërthamore dhe nuk i përmbushën detyrimet e tyre dhe u tërhoqën prej saj, nuk ka asnjë arsye që ne të vazhdojmë në mënyrë të njëanshme një kontratë pothuajse të skaduar”, shtoi ai. I pyetur nëse kamerat do të ndizen dhe do të aktivizohen sërish nëse arrihet një marrëveshje, Eslami tha: “Kushti  është që ata të heqin dorë nga të gjitha akuzat dhe sot ne njoftojmë se derisa ata të mos kthehen në angazhimet e tyre dhe këto pretendime të supozuara dhe të rreme të mos hiqen, nuk do të vendoset asnjë kamerë.” Eslami theksoi se për vite me radhë akuzat shërbyen si një justifikim për të ushtruar presion maksimal kundër Iranit, duke vënë në dukje se "qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë që akuzat duhet të hiqen".