Tasuaja e imam Huseinit(as) dhe ngushëllime për martirizimin e tij
Sot më 16 Mordad që përkon me 10 Muharrem 1444 h.k dhe me 7 gushtin e vitit 2022, është dita e Tasuaja husejniane.
10 Muharremi sipas kalendarit hixhri kameri është përvjetori i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botës. Dita e Tasuas për besimtarët myslimanë është përvjetori i kryengritjes së Imam Huseinit (a.s.) që ndodhi në vitin 61 hixhri kameri ku Imam Huseini (a.s.) së bashku me 72 shokët e tij besnikë u martirizuan nga ushtria e Jezidit. Besimtarët myslimanë në Iranin Islamik në ditën e Tasuas duke marrë pjesë në ceremonitë e organizuara në xhami dhe në vendet e tjera fetare, mbajnë zi për martirizimin e Imam Huseinit (a.s.). Qëllimi i kryengritjes së Imam Huseinit (a.s.) ishte korrigjimi i shtrembërimeve që ishin bërë në fenë Islam, prandaj me këtë rast këndohen lutje dhe organizohet ceremonia e faljes së namazit të drekës me pjesëmarrjen e miliona besimtarëve. RTV i RII me rastin e ditës së martirizimit të Imam Huseinit (as), u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.