Kampionati Botëror i Taekvondos për të rinjtë; Irani shpallet nënkampion
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130738-kampionati_botëror_i_taekvondos_për_të_rinjtë_irani_shpallet_nënkampion
Ekipi iranian i Taekvondo-së arriti të fitojë titullin nënkampion në Kampionatin Botëror të të rinjve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2022 05:26 Europe/Tirane
  • Kampionati Botëror i Taekvondos për të rinjtë; Irani shpallet nënkampion

Ekipi iranian i Taekvondo-së arriti të fitojë titullin nënkampion në Kampionatin Botëror të të rinjve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Kampionati Botëror i Taekvondo-së për të rinj filloi të martën e kaluar me pjesëmarrjen e 786 sportistëve të Taekvondo-së nga 91 shtete të organizuara nga Bullgaria në qytetin e Sofjes dhe pas gjashtë ditësh garë përfundoi me titullin nënkampion në dy kategori për djem dhe vajza. Në seksionin e vajzave, ekipi i Koresë së Jugut fitoi 5 medalje ari, 1 medalje argjendi, 1 medalje bronzi dhe gjithsej 718 pikë. Kombëtarja iraniane, e cila mori pjesë në këtë garë me tetë sportistë, fitoi dy medalje të arta, dy të argjendta dhe 370 pikë, ndërsa Tajlanda qëndroi në vendin e tretë me një ar, dy argjend, një bronz dhe 211 pikë. Por në seksionin e djemve, kombëtarja e Iranit, e cila kishte shkuar në Sofje me 5 sportistë, bëri një debutim të madh dhe fitoi katër medalje të arta dhe 509 pikë dhe me meritë fitoi titullin nënkampion i botës. Në këtë seksion Koreja e Jugut fitoi vendin e parë me 720 pikë me 5 ar, 1 argjend, 1 bronz dhe doli kampion. Kazakistani zuri vendin e tretë me një medalje të argjendtë dhe katër bronzi.