Sateliti Khayyam u prodhua në bazë të nevojave të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130820-sateliti_khayyam_u_prodhua_në_bazë_të_nevojave_të_iranit
Duke iu drejtuar një konference për shtyp të mërkurën, Hassan Salarieh, kreu i Agjencisë Hapësinore Iraniane (ISA), ofroi më shumë detaje rreth procesit që çoi në prodhimin dhe lëshimin e satelitit iranian Khayyam.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 10, 2022 20:56 Europe/Tirane
  • Sateliti Khayyam u prodhua në bazë të nevojave të Iranit

Duke iu drejtuar një konference për shtyp të mërkurën, Hassan Salarieh, kreu i Agjencisë Hapësinore Iraniane (ISA), ofroi më shumë detaje rreth procesit që çoi në prodhimin dhe lëshimin e satelitit iranian Khayyam.

Sateliti Khayyam u prodhua në bazë të një porosie të bërë nga Irani në bashkëpunim me një kompani ruse, tha ai, duke vënë në dukje se sateliti "arriti fazën e prodhimit bazuar në parametrat e përcaktuar nga Irani dhe gjithashtu nën mbikëqyrjen e Republikës Islamike". Zyrtari iranian e përshkroi Khayyam si një satelit me një saktësi imazhi të tillë që e ka bërë atë të aftë për të shkrepur imazhe me një rezolucion prej një metër. Republika Islamike synon të vazhdojë bashkëpunimin e hapësinor me Rusinë, pohoi ai, duke njoftuar se në vitet e ardhshme do të prodhohen më shumë satelitë me saktësi më të lartë imazhi, në mënyrë që të realizohen nevojat e vendit në këtë sektor. Të dhënat e satelitit janë kapur përmes bazës hapësinore Mahdasht në veri të Iranit, tha Salarieh, duke vënë në dukje se agjencia hapësinore po pajiste baza të tjera të disponueshme dhe gjithashtu po lëshonte më shumë baza, përfshirë ato mobile, që mund të merrnin të dhënat e satelitit. Salarieh hodhi poshtë pretendimet se sateliti shërbente për qëllime spiunazhi, duke thënë se satelitët spiunë ishin të madhësive dhe peshave të ndryshme nga Khayyam - që peshon 600 kilogramë - dhe ishin vendosur në orbita të ndryshme. Sipas zyrtarit, Republika Islamike zgjodhi Rusinë për bashkëpunim për shkak të statusit të Moskës si një vend pionier në fushën e hapësirës ajrore.