Publikimi i mbishkrimit të mëndafshtë 250-vjeçar të dhuruar për Ashuren
(last modified Fri, 12 Aug 2022 05:38:34 GMT )
Gusht 12, 2022 07:38 Europe/Tirane
  • Publikimi i mbishkrimit të mëndafshtë 250-vjeçar të dhuruar për Ashuren

Në ekspozitën Razavi të provincës Khorasan Razavi (në verilindje të Iranit), u prezantua vepra rituale "Pëlhurë e thurur me mëndafsh " kushtuar periudhës së Kaxharit.

Kjo pëlhurë me mbishkrime që i përkasin periudhës së Kaxharit, e cila është e mbështjellë me një flamur zie, është 68 cm e gjerë dhe 235 cm e gjatë.  Pëlhura i hollë me mbishkrime ka për tematikë muajin e muharremit dhe është shkruar me 26 rreshta horizontale dhe është i stiluar me dy vija vertikale në të dyja anët. Filli kryesor është i punuar me mëndafsh të bardhë por ka edhe fije prej mëndafshi alvan me ngjyra natyrale dhe bimore. Teksti i veprës ka shkrime në rreshta horizontale me shkrim thulth, duke përfshirë një varg poezie që shpreh përmbajen e veprës dhe datën e shkrimit të saj. Data e shkruar në mbishkrimet e kësaj vepre historike tregon se thurja e kësaj vepre ka filluar në vitin 1201 hixhri dhe zgjati deri në vitin 1202 hixhri. Gjithashtu emri i endësit të veprës i shkruar si “Amal al-Abd Muhamed Hussein 1202” është thurur 8 herë në margjinën e dy kornizave pas hadithit të Imam Rezait (as).

Tags