Vendosmëria e qeverisë së Katarit për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130950-vendosmëria_e_qeverisë_së_katarit_për_të_zgjeruar_marrëdhëniet_me_iranin
Zëvendësministri i Jashtëm i Katarit, në një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, theksoi vendosmërinë e qeverisë së vendit për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 14, 2022 10:22 Europe/Tirane
  • Vendosmëria e qeverisë së Katarit për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin

Zëvendësministri i Jashtëm i Katarit, në një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, theksoi vendosmërinë e qeverisë së vendit për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, i kryesuar nga "Mohammed bin Abdulaziz Al-Khalifi", zëvendësministër i Jashtëm i Katarit për Çështjet Rajonale, i cili udhëtoi në Teheran, u takua me Ministrin e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir Abdullahian. Në këtë takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve, si dhe rritja dhe zhvillimi i marrëdhënieve Iran-Katar në të gjitha fushat. Në këtë takim, Amir Abdullahian theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së presidentit iranian në Doha dhe vizitës reciproke të emirit të Katarit në Teheran. Në këtë takim, Al-Khalifi duke përcjellë përshëndetjet e ministrit të Jashtëm të Katarit theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij përkatëse për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.