Identifikimi i rastit të parë të lisë së majmunit në Iran
(last modified Wed, 17 Aug 2022 06:55:36 GMT )
Gusht 17, 2022 08:55 Europe/Tirane
  • Identifikimi i rastit të parë të lisë së majmunit në Iran

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi zbulimin e rastit të parë të lisë së majmunëve në Iran.

Sipas raportit të Fars, Pedram Pak Ayin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit, njoftoi: Personi i parë i infektuar me linë e majmunit në Iran, është një grua 34-vjeçare, e cila u identifikua në Ahvaz dhe me konfirmimin fillestar, ajo është vendosur menjëherë në karantinë dhe aktualisht është në trajtim në shtëpi. Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Kamal Heydari, teksa konfirmoi lajmin për ardhjen e lisë së majmunëve në Iran, tha: Kjo zonjë nga Ahvazi e ka marrë virusin nga bashkëshorti i saj në ditët e fundit të sëmundjes së të shoqit, i cili së fundmi ka udhëtuar në Kanada.  Ai shtoi: Mënyra më e rëndësishme e transmetimit të lisë së majmunit është kontakti i afërt me lëkurën, që do të thotë se sëmundja në thelb transmetohet përmes kontakteve shumë të afërta dhe ndryshe nga Korona nuk transmetohet lehtësisht mes njerëzve të ndryshëm përmes pikave të frymëmarrjes. Personat përreth këtij çifti nuk janë infektuar ende me linë e majmunit dhe për fat të mirë, ne u kemi ofruar trajnimin e nevojshëm se si të transmetohet kjo sëmundje për të parandaluar rrezikun e përhapjes së gjerë të këtij virusi. Ai tha se sipas shkencëtarëve dhe ekspertëve, lija e majmunëve nuk është shumë vdekjeprurëse dhe mund të trajtohet dhe shtoi: Personat të cilëve u është injektuar vaksina kundër lisë në të kaluarën do të kenë imunitet në masë të konsiderueshme ndaj kësaj sëmundjeje.

Tags