Ryabkov: Negociatat në Vjenë për anulimin e sanksioneve janë pranë finishit
(last modified Wed, 17 Aug 2022 18:52:25 GMT )
Gusht 17, 2022 20:52 Europe/Tirane
  • Ryabkov: Negociatat në Vjenë për anulimin e sanksioneve janë pranë finishit

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë tha se negociatat në Vjenë për anulimin e sanksioneve janë pranë finishit, por ende jo të gjitha çështjet janë zgjidhur.

Sergei Ryabkov njoftoi të mërkurën për agjencinë e lajmeve TASS se jo të gjitha çështjet janë zgjidhur në negociatat e Vjenës, por kontaktet intensive vazhdojnë në nivele të ndryshme dhe delegacioni rus po bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë konstruktive me palët negociuese. Më parë, Mikhail Ulyanov, përfaqësues i Rusisë në bisedimet e Vjenës, tha se kërkesat e Iranit në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore janë të arsyeshme. Reagimi i Ulyanov ndaj kërkesave të Iranit në lidhje me propozimin e Evropës vjen në një kohë kur kanali i lajmeve Bloomberg, duke cituar një diplomat evropian të njohur me bisedimet e Vjenës, i cili është në kontakt me zyrtarët amerikanë, raportoi se Bashkimi Evropian është konstruktiv në përgjigjen e Iranit ndaj planit për të ringjallur marrëveshje bërthamore. Republika Islamike e Iranit së fundmi paraqiti përgjigjen dhe konsideratat e saj në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore.