Filmi iranian u përzgjodh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit " Roverto " në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131154-filmi_iranian_u_përzgjodh_në_festivalin_ndërkombëtar_të_filmit_roverto_në_itali
Filmi dokumentar "Isatis" u përzgjodh në seksionin konkurrues të Festivalit të 34-të Ndërkombëtar të Filmit "Reverto" në Itali.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 20, 2022 10:10 Europe/Tirane
  • Filmi iranian u përzgjodh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Filmi dokumentar "Isatis" u përzgjodh në seksionin konkurrues të Festivalit të 34-të Ndërkombëtar të Filmit "Reverto" në Itali.

Filmi iranian “Isatis” është një dokumentar poetik për një pjesë të kulturës iraniane sipas katër elementeve të natyrës. Filmi dokumentar "Isatis" më parë fitoi çmimin special të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Iranit "Truth Cinema", është i nominuari për çmimin Simorgh për filmin më të mirë dokumentar të Festivalit të 39-të të Filmit Fajr, filmi më i mirë dokumentar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Rushd dhe çmimin e filmit më të mirë të seksionit të 8-të ndërkombëtar të Festivalit Ndërkombëtar Shahr, është nominuar për filmin më të mirë Netpack të Festivalit Ndërkombëtar të 38-të Fajr,  është nominuar për filmin më të mirë dhe zërin më të mirë nga Festivali i Kinemasë Dokumentare, si dhe ka fituar çmimin për kinematografinë më të mirë dhe muzikën më të mirë nga Festivali i Kinemasë Dokumentare iraniane. Festivali i 34-të Ndërkombëtar i Filmit “Roverto” i Italisë (Arkeologji dhe Trashëgimi Botërore) do të mbahet nga data 28 shtator deri më 2 tetor. Qëllimi i këtij festivali është informimi i publikut për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë botërore, trashëgimisë materiale dhe jomateriale dhe kërkimeve arkeologjike.