Raisi: Mundësit kampionë lanë një kujtim të nderuar për popullin e Iranit
Në një mesazh duke uruar ekipin kombëtar iranian të mundjes për të rinjtë për titullin kampion, në kampionatin botëror të Bullgarisë, Presidenti i Iranit tha:
Marrja e titullit kampion botëror shënoi një nder me shpresëdhënie të qëndrueshme për popullin sportdashës dhe herodashës të Iranit. Skuadra iraniane e mundjes për të rinjtë fitoi 4 medalje ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi dhe 174 pikë. Kampionati Botëror i Mundjes për të Rinj 2022 u mbajt në datat 19-21 gusht në Sofje, kryeqyteti i Bullgarisë dhe ekipi iranian fitoi 174 pikë në përballje me ekipet e Republikës së Azerbajxhanit dhe Ukrainës. Sipas IRNA, Ajetollah Sejed Ebrahim Raisi uroi secilin nga kampionët e zellshëm të ekipit kombëtar, trajnerët dhe punonjësit e tyre dhe të gjithë popullin e Iranit Islamik për shkëlqimin e ekipit iranian të mundjes për të rinjtë për marrjen e titullit kampion bote, në kampionatin botëror në Bullgari. Raisi në këtë mesazh shkroi: Kjo epërsi krenare, së bashku me shpalljen kamion të ekipit kombëtar të të rinjve në mundjen e lirë, është simbol i një kombi krenar dhe të aftë që po ecën përpara me hapa të mëdhenj drejt fitores dhe suksesit. Edhe kryetari i Këshillit Islamik të Iranit përmes një mesazhi ka uruar ekipin iranian të mundjes për të rinjtë për fitoren e Kampionatit Botëror 2022 në Sofje të Bullgarisë. Muhamed Bagher Kalibaf në këtë mesazh urimi ka shkruar: Edhe një herë, të rinjtë e zellshëm të Iranit na bënë krenarë dhe trimat e ekipit kombëtar të mundjes për të rinjtë i sollën gëzim dhe lumturi popullit fisnik të Iranit duke fituar titullin kampion të Kampionatit Botëror 2022 në Sofje të Bullgarisë.