Gjeneral brigade Haxhizadeh: Irani ka avantazhin në hapësirën ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131254-gjeneral_brigade_haxhizadeh_irani_ka_avantazhin_në_hapësirën_ajrore
Një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se Irani është bërë një eksportues i dronëve ushtarakë në botë dhe se ka avantazhin në hapësirën ajrore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 22, 2022 20:57 Europe/Tirane
  • Gjeneral brigade Haxhizadeh: Irani ka avantazhin në hapësirën ajrore

Një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se Irani është bërë një eksportues i dronëve ushtarakë në botë dhe se ka avantazhin në hapësirën ajrore.

Gjeneral brigade Amir-Ali Haxhizadeh, komandanti i Divizionit të Hapësirës Ajrore të IRGC-së, e bëri deklaratën në një ceremoni të hënën teksa përshëndeti rritjen e konsiderueshme dhe përparimin e shpejtë në aftësitë ushtarake dhe të mbrojtjes ajrore të Iranit. “Në fushën ushtarake, në të kaluarën nuk i kemi pasur kapacitetet që kemi sot. Në të kaluarën importonim tela me gjemba, por tani eksportojmë dronë. Pa dyshim, kjo rrugë është zhvilluar duke krijuar një marrëdhënie ndërmjet departamenteve të bazuara në dije, universiteteve dhe elitave akademike”, tha Haxhizadeh. “Në divizionin e hapësirës ajrore, ne fillimisht investuam në sektorin e kërkimit dhe studimit në mënyrë që të mund të kapërcenim pengesat, çka i dha Iranit epërsi në industrinë e hapësirës ajrore, dhe kemi dëgjuar shumë herë që shtetet perëndimore thonë se prioriteti i tyre në negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore ishte kufizimi dronëve tanë dhe i fuqisë tonë raketore”, shtoi ai. Zyrtarët iranianë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se Irani nuk do të hezitojë të rrisë aftësitë e tij ushtarake, duke përfshirë fuqinë e tij raketore dhe dronët, të cilat janë tërësisht të destinuara për mbrojtjen, dhe se aftësitë mbrojtëse të Iranit nuk do t'i nënshtrohen kurrë negociatave.