Amir Abdullahian shkon në Mali
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131268-amir_abdullahian_shkon_në_mali
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Bamako, kryeqytetin e Malit, në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 23, 2022 10:24 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian shkon në Mali

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Bamako, kryeqytetin e Malit, në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdullahian mbërriti në kryeqytetin e Malit Bamako  në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik ku u mirëprit nga ministri i jashtëm Abdullah Diop. Në këtë takim, Abdullah Diop duke shprehur kënaqësinë për vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit në Mali, e cilësoi këtë udhëtim si shenjë të vendosmërisë së Republikës Islamike të Iranit për të zhvilluar marrëdhënie të gjithanshme me Malin dhe shprehu mirënjohjen e qeverisë së Malit për vëmendjen e Iranit për zhvillimin e marrëdhënieve me këtë vend. Amir Abdullahian, duke theksuar politikën e qeverisë së 13-të të Iranit për zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme dhe veçanërisht bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik me Malin, njoftoi planifikimin special të Iranit për të rritur ndërveprimet ekonomike me Bamakon. Vizita e Amir Abdullahian u bë në përgjigje të ftesës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit dhe gjatë qëndrimit në këtë vend, Amir Abdullahian përveçse me homologun e tij do të takohet edhe me presidentin e Malit me të cilin do të diskutojë për zhvillimin e marrëdhënieve. Pas miratimit të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për të dhuruar një milion doza të vaksinës Barakat kundër virusit Covid-19 për Malin, një pjesë e kësaj dërgese do t'u dorëzohet autoriteteve të këtij vendi gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm.