Irani hap fabrikën e parë shumë-qëllimëshe të rrezatimit gama
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131346-irani_hap_fabrikën_e_parë_shumë_qëllimëshe_të_rrezatimit_gama
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit (AEOI) ka inauguruar fabrikën e parë shumë-qëllimëshe të rrezatimit gama pasi shefi i saj tha se 11 impiante të tjera të tilla janë planifikuar të hyjnë në linjë në Iran deri në mars 2024.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2022 14:50 Europe/Tirane
  • Irani hap fabrikën e parë shumë-qëllimëshe të rrezatimit gama

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit (AEOI) ka inauguruar fabrikën e parë shumë-qëllimëshe të rrezatimit gama pasi shefi i saj tha se 11 impiante të tjera të tilla janë planifikuar të hyjnë në linjë në Iran deri në mars 2024.

Shefi i AEOI Moahammad Eslami, i cili është gjithashtu një zëvendëspresident iranian, udhëtoi të enjten në provincën e Azerbajxhanit Lindor në Iranin veriperëndimor për të hapur fabrikën e rrezatimit gama në qytetin Bonab. Eslami tha se fabrika e lëvizshme do të ofrojë kryesisht shërbime të kontrollit të mbetjeve për fermerët iranianë në zonë, duke shtuar se Irani do të jetë në gjendje të reduktojë mbetjet bujqësore me mbi 30% duke përdorur sistemin e rrezatimit gama në pjesë të tjera të vendit. “Funksioni kryesor i këtij sistemi është rrezatimi i produkteve ushqimore dhe bujqësore për të zvogëluar ndjeshmërinë e tyre ndaj dëmtuesve dhe për të rritur jetëgjatësinë e tyre,” tha ai. Shefi i AEOI tha se kjo organizatë ka identifikuar zona të tjera në Iran për nisjen e impianteve të ngjashme të rrezatimit gama. Eslami tha se punimet për projektimin dhe montimin e impiantit gama të instaluar në Bonab kishin filluar në janar nga teknikë dhe inxhinierë të AEOI.