Marrëveshja bërthamore, panik total në Izrael
Mediat hebraike raportojnë për mungesën e koordinimit midis autoriteteve të regjimit sionist për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe mosmarrëveshjet midis kryeministrit të përkohshëm irzaelit dhe kreut të Mossad.
Mediat izraelite thonë se zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid u befasua nga sulmi i shefit të Mossad, David Barnea ndaj administratës së presidentit amerikan Joe Biden. Faqja e internetit Walla News tha se komentet e shefit të Mossad për mediat "shkaktuan siklet në Shtetet e Bashkuara, pas ditëve të zbutjes së tensioneve midis palëve mbi marrëveshjen bërthamore" me Iranin. Faqja e internetit raportoi se "Zyra e Lapid nuk u befasua nga deklaratat e Barnea për gazetarët dje, por ajo që ishte befasuese ishte sulmi i tij ndaj administratës amerikane". Walla News theksoi se "Lapidit dhe njerëzve të tij nuk i pëlqeu kjo pjesë e fjalimit të Barneas, e cila nuk përputhej me mesazhin që Zyra e Kryeministrit donte të përcillte". Faqja e internetit tha gjithashtu se shefi i Mossad-it "është pala që ndjek linjën më ekstreme për çështjen iraniane brenda qeverisë izraelite", duke vënë në dukje se ai "e bindi gjithashtu Lapidin të mbajë qëndrimin e tij se një kthim në marrëveshjen bërthamore do të përbënte një sulm ndaj interesave izraelite”. Sajti saktëson se “brenda institucioneve të sigurisë dhe ushtrisë izraelite ka shumë zëra kundërshtarë”. Sipas The Times of Israel, shefi i Mossad-it, David Barnea e quajti një marrëveshje bërthamore midis Republikës Islamike dhe fuqive botërore një "katastrofë strategjike" për Izraelin. Barnea shtoi se një marrëveshje dukej e pashmangshme "në dritën e nevojave të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit". Gjatë ditëve të fundit janë intensifikuar veprimet e autoriteteve të regjimit sionist kundër negociatave për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe kryeministri i regjimit sionist është shprehur kundër Iranit në një konferencë për shtyp. Yair Lapid kritikoi marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke pretenduar se "kushtet e saj nuk respektojnë linjat e kuqe të vetë presidentit amerikan Biden", duke thënë "kjo nuk do ta ndalojë Iranin të bëhet një shtet bërthamor". Në këtë kuadër, Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz përfundoi vizitën e tij të enjten mbrëma në selinë e Komandës Qendrore në Tampa, Florida. Sipas I24news, në kuadër të vizitës, të dy palët diskutuan për mjetet e bashkëpunimit operacional në sulm dhe mbrojtje në rajon, përballë kërcënimeve të ndryshme, dhe theksuan se “kërcënimi iranian është kërcënimi kryesor”. Ndër të tjera, u fol për rritje të trajnimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, në det, në ajër, në tokë dhe në fushën e internetit dhe inteligjencës. Në prag të udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Benny Gantz kishte thënë: “Po shkoj në Uashington për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm dhe të qartë në lidhje me negociatat për marrëveshjen bërthamore me Iranin. Izraeli do të vazhdojë të rrisë fuqinë dhe aftësitë e tij derisa të dijë si të mbrohet.”