Eslami: Qëllimi i negociatave të Vjenës është anulimi i përhershëm i sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131460-eslami_qëllimi_i_negociatave_të_vjenës_është_anulimi_i_përhershëm_i_sanksioneve
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: Qëllimi i negociatave për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit është heqja e përhershme e sanksioneve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 29, 2022 07:37 Europe/Tirane
  • Eslami: Qëllimi i negociatave të Vjenës është anulimi i përhershëm i sanksioneve

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: Qëllimi i negociatave për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit është heqja e përhershme e sanksioneve.

Raundi i ri i negociatave me fokus heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, i cili filloi më 4 gusht në Vjenë, përfundoi më 8 gusht. Në këtë raund negociatash u bënë disa propozime nga Enrique Mora, koordinatori i Bashkimit Europian në negociatat e Vjenës dhe shumica e vendeve pjesëmarrëse në negociatat e Vjenës, me fokus heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme ndaj Iranit dëshirojnë një përfundim më të shpejtë të negociatave, por arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është në pritje të vendimeve politike amerikane për disa çështje të rëndësishme dhe kyçe. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mohammed Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, gjatë vizitës së tij në provincën Lorestan të hënën në mëngjes, duke folur me gazetarët në Khorramabad tha: "Baza e negociatave të Vjenës ishte shmangia e akuzave dhe eliminimi i justifikimeve dhe preteksteve të armikut, i cili rregullisht paraqet lajme dhe dokumente të supozuara dhe të pabaza kundër Iranit”. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: Qëllimi i negociatave është anulimi i përhershëm i sanksioneve në mënyrë që populli i Iranit të përfitojë nga favoret ekonomike të marrëveshjes bërthamore.